Të shtënat me armë drejt Range Rover në Shkodër, shënjestra e atentatit është boksieri i njohur! Po kthehej nga stërvitja kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 13:18

Të shtënat me armë drejt Range Rover në Shkodër, shënjestra e atentatit është boksieri i njohur! Po kthehej nga stërvitja kur…

Boksieri profesionist Arjon Kajoshi është shënjestra e atenatit në Shkodër. 

kajoshi

Sipas burimeve, boksieri po kthehej nga stërvitja kur ndaj Range Rover-it ku udhëtonte është qëlluar me armë zjarri. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen “Partizani” dhe mjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale S. K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar, ndërsa shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

 Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"