“Te Tirana pata probleme me drejtuesit”, Cake: Ja si i shpëtova dëmtimit 7-mujor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2024 | 22:51

“Te Tirana pata probleme me drejtuesit”, Cake: Ja si i shpëtova dëmtimit 7-mujor

Mbrojtësi i KF Shkëndijës, Klisman Cake është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” në “Telegrafi”, ku është diskutuar për karrierën e tij, të ardhmen, lëndimet, si dhe futbollin në përgjithësi. Cake tregoi se karrierën e ka nisur te Tirana, ndërsa më pas ka kaluar në Ligën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht te KF Struga.

-1200-630-Klisman-Cake-770x470-1

Cake tha se për momentin është i fokusuar te Shkëndija dhe pret që këtë sezon të shpallen kampionë. “Fillimisht kam nisur te Tirana, kam qenë në të gjitha grupmoshat, ndërsa aty edhe kam debutuar. Pastaj kalova te Struga. Për momentin jam i përqendruar te Shkëndija, nuk bëjë plane afatgjata, jam i përqendruar aty ku ndodhem.

U largova nga Shqipëria pasi kisha probleme me drejtuesit e Tiranës dhe mendoja se nuk e marr atë që meritoj dhe vendosa të vij në Ligën e Maqedonisë së Veriut. Ishte e vështirë në fillim kur shkova te Struga, por djemtë më kanë ndihmuar shumë dhe ma kanë bërë më të thjeshtë, pastaj te Shkëndija ishte edhe më e lehtë, pasi e njihja kulturën dhe më duhej të përshtatem vetëm me klubin”, tha Cake. E pyetëm se çfarë e motivon ma shumë, ai tha se motivi i tij është puna.

“Motivi im është të jap maksimumin në trening dhe ai trening më pas të më reflektojë në lojë. Duke pasur rregulla për veten vijnë edhe rezultatet, asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi. Këtë do ta thosha edhe për të tjerët që të demoralizohen. Unë vet kam pasur raste të tilla, por sërish e kam gjetur forcën dhe kam vazhduar. Futbolli të gjithëve u jep mundësinë. Prandaj u sugjeroj të gjithëve të punojnë të besojnë dhe të mos dorëzohen asnjëherë”, tha Cake.

Ai tregoi edhe një rast interesant me një lëndim që ka pasur teksa ka qenë te Tirana. “Pata një lëndim dhe mjekët në Shqipëri më nxorën rezultatin gabim, kinse kam lëndim që duhet të pushoj 6-7 muaj. Por trajneri im atëherë Zemaria, i cili ka qenë lojtar i Interit, ai mi mori rezultatet dhe i dërgoi në Itali dhe prej atje më thanë se kam vetëm zgjatim ligamenti. Kjo ishte sikur të kisha lindur sërish”, tha Cake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"