“Të tregojmë se jemi më të mirë se Shqipëria”, trajneri i Çekisë “ndez” sfidën: Kërkojmë hakmarrje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 19:43

“Të tregojmë se jemi më të mirë se Shqipëria”, trajneri i Çekisë “ndez” sfidën: Kërkojmë hakmarrje

Trajneri i Çekisë Ivan Hashek ka folur në prag të ndeshjes me Shqipërinë. Sfida zhvillohet nesër në orën e 20:45 dhe vlen për raundin e tretë të grupeve në Ligën e Kombeve.

Ivan Hashek

Hashek nuk u kursye aspak duke treguar se kërkojnë hakmarrje, referuar humbjes në Shqipëri me 3 gola më 12 tetorin e kaluar.

“Do të jetë motivuese për këdo. Duam të tregojmë se jemi më të mirë se Shqipëria. Pavarësisht se Shqipëria e tregoi forcën në ndeshjen e shtëpisë ku luajtën në mënyrë brilante. Është detyra jonë që t’ja kthejmë dhe të provojmë për hakmarrje”, u shpreh timonieri i çekëve.

Kujtojmë se Ivan Hashek nuk ishte në stolin e Çekisë asokohe. Kundër Shqipërisë nuk numëron asnjë takim dhe nesër do të jetë i pari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"