Të verdhët me shumicë, te Partizani ndëshkohen për “inat”/ Ja situata në kampin e kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2024 | 23:35

Të verdhët me shumicë, te Partizani ndëshkohen për “inat”/ Ja situata në kampin e kuq

Partizanit në ndeshjen e radhës kundër Skënderbeut të mërkurën në Korçë do t’i mungojnë plot tre titullarë fiks për shkak kartonësh. Bëhet fjalë për Andi Hadrojn, Arinaldo Rrapajn dhe Altin Bytyçin.

VLLAZNIA-PARTIZANI

Ajo që vihet re është se dy nga këto kartonë janë marrë për shkak nervozizmi. Rrapaj u ndëshkua që në të shtatën për një ndërhyrje të ashpër, ndërsa Bytyçi dhe Hadroj në pjesën e dytë për protesta. Për më shumë pukjani u ndëshkua pas kundërshtimeve në stol, pa qenë fare pjesë e ndeshjes.

Ky nervozizëm u evidentua edhe nga trajneri Veselinoviç pas ndeshjes, megjithëse si gjithnjë ai u përpoq ta shihte gotën gjysmë plot dhe e justifikoi me grintën dhe dëshirën për të fituar.

Nuk ka kohë për pushim, sepse Partizani duhet të mendojë menjëherë për të përballuar transfertën e së mërkurës kundër Skënderbeut. Të kuqtë arritën të fitonin në ndeshjen e luajtur në “Arenën e Demave” dhe do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në këtë betejë të radhës, në tentativë për të mbajtur dhe për tu shkëputur në krye.

Skuadra ka zbritur në stërvitje që të dielën dhe vijon me ritëm maksimal përgatitjet. Koha është e shkurtër, por lajmi i mirë është se nuk ka dëmtime dhe përveç tret ë pezulluarve nuk mungon asnjë për shkak dëmtimi.

Anteo Osmanllari u detyrua sërish të lërë fushën për shkak ngarkese fizike, por edhe për të alarmi ka rënë. Mbrojtësi i djathtë nuk ka dëmtim dhe pritet të luajë titullar në sfidën e së mërkurës. Sa i përket formacionit, pritet që në 11-she ta nisi Buxhelaj në vend të Bytyçit dhe një mes Taipit dhe Kotes si zëvendësim për Rrapajn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"