Tebas sulmon “Los Blancos”, presidenti i La Liga-s: Viktimizimi i Realit, i tepruar
Presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas, kritikoi ashpër mungesën e Realit të Madridit në ceremoninë e “Topit të Artë”, pasi mësoi se Vinicius nuk do të ishte fituesi.
Në një intervistë për “L’Équipe”, presidenti i La Liga-s konsideron se skuadra e bardhë duhet të kishte shkuar në ceremoni dhe se roli i viktimës që po bën Reali është i tepruar. “Unë jam një tifoz i Madridit.
Vlerat e rëndësishme të këtij klubi janë të qenit një zotëri dhe shtrëngimi i duarve kur humbet. Mendoj se Madridi e ka humbur këtë mentalitet shumë kohë më parë. Ata duhet të kishin shkuar në ceremoni dhe të mos vinin në dyshim sistemin e votimit. Futbolli, i cili është transparent, me 100 gazetarë që votojnë, s’ka kuptim dhe nuk e di se ku po shkojnë ata”, tha ndër të tjera Tebas.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"