Telash për Vllazninë, titullari i dëmtohet që në pjesën e parë të miqësores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 15:00

Telash për Vllazninë, titullari i dëmtohet që në pjesën e parë të miqësores

Ardit Deliu ka lënë fushën e lojës në miqësoren e djeshme të Vllaznisë ndaj Otrant që në pjesën e parë, pasi ka pësuar një dëmtim.

deliu

Për të mos rrezikuar, stafi kuqeblu e ka zëvendësuar me Zaganjorin, ndërsa më shumë detaje në lidhje me shkallën e dëmtimit të mesfushorit do të mësohen sot.

Në pamje të parë nuk duket një dëmtim serioz, më shumë stafi ka menduar për ta ruajtur lojtarin para sfidës me Egnatian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"