Ten Hag beson te Mançester Junajtid: Duam të shkojmë në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 19:49

Ten Hag beson te Mançester Junajtid: Duam të shkojmë në Champions

Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, do t’i kishte gjithsesi emocionet e përziera me çfarëdo rezultati skuadra e tij do të arrinte kundër Tuentes.

ten-hag-1-780x439

Pas ndeshjes me ish-klubin e tij, tekniku holandez nënvizoi edhe njëherë se Liga e Europës është nga kompeticionet të cilave “Djajtë e Kuq” duan që t’i shkojnë deri në fund.

Dhe Ten Hag tha për mikrofonat e “TNT Sports”: “Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Tuente është skuadra që është dhe nuk dorëzohet kurrë. Ne kemi dy rrugë për të shkuar në Ligën e Kampioneve, Liga e Europës është një mundësi, përveçse do të thotë edhe një trofe. Kur unë zgjedh skuadrën marr në konsideratë taktikën dhe ngarkesën e lojtarëve. Ne jemi të kënaqur nga Hojlund dhe Maunt dhe faktin që ata janë rikthyer, por e pamë të arsyeshme që ata ta nisnin nga stoli”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"