Ten Hag paralajmëron: Bruno do të shpërthejë, me Totenhemin ndeshje intensive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 11:15

Ten Hag paralajmëron: Bruno do të shpërthejë, me Totenhemin ndeshje intensive

Ten Hag mbështet kapitenin e tij Bruno Fernandesh për t’u rikthyer në formën më të mirë, pasi mesfushori portugez ka vuajtur në këtë fillim sezoni. Ai ende nuk ka shënuar apo asistuar në pesë paraqitje në Premier Ligë.

ten hag

Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag është i bindur se Fernandesh do të kthehet së shpejti në maksimumin e tij.

“Ai ka dëshmuar për kaq shumë vite në Premier Ligë që mund të krijojë shumë raste, tha Ten Hag. “Unë jam i bindur se ai do të bëjë të njëjtën gjë këtë sezon, ai do të përgjigjet dhe do të gjejë formën e tij. Ai po krijon shanse aktualisht, por do të bëjë edhe pasimet e fundit dhe do të shënojë gola 100%. Është vetëm çështje kohe”, tha holandezi përpara ndeshjes së kësaj fundjave kundër Totenhemit. Ai shtoi se skuadra e tij është ende punë në progres.

“Mendoj se duhet ta vlerësoni situatën, ende po punojmë, jemi në progres. Duhet të transferojmë lojtarë. Ne gjithashtu bëmë një zgjedhje për të nënshkruar me lojtarë shumë të rinj. Ashtu si vitin e kaluar (Rasmus) Hojlund, si këtë vit (Joshua) Zirkze dhe Leni Joro, lojtarë që besojmë tek ata në këtë moment, por edhe për të ardhmen. Ne duhet t’i ndërtojmë ata. Tani duhet të punojmë me skuadrën dhe kjo kërkon kohë dhe sigurisht që unë jam gjithashtu i padurueshëm dhe dua të shkoj menjëherë përpara”.

Nuk mungon as komenti për rivalët: “Unë mendoj se do të jetë e njëjta skuadër si kundër Tuentes. Do të jetë një lojë shumë intensive, është gjithmonë e tillë kundër Totenhemit. Ky është edhe stili ynë. Do të jetë një lojë shumë dinamike, argëtuese”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"