Ten Hag votëbesohet në stol, por Murinjo pret me shpresë/ Ja situata te Junajtid
Mançester Junajtid nuk do ta sh karkojë Erik ten Hagun përpara finales së Kupës FA së këtij muaji, pavarësisht humbjes poshtëruese të së hënës mbrëma në Kristal Palas, duke rritur presionin ndaj trajnerit. Humbja 4-0 e lë Junajtidin me shanse të vogla për t’u kualifikuar në Evropë sezonin e ardhshëm dhe bëri që ishlojtarë si Majkëll Ouen dhe Pol Skolls të bënin thirrje që ai të largohej menjëherë.
Por “Mail Sport” kupton se klubi nuk ka plane për të shkarkuar Ten Hagun përpara se Junajtid të përballet me Mançester Sitin në finalen e Kupës FA në “Uembli” më 25 maj. Drejtuesit besojnë se asgjë nuk do të fitohet duke hequr Ten Hagun me katër ndeshje nga fundi, tre në Premier Ligë dhe finalen e Kupës FA. Edhe pse kjo mund t’i ofrojë Ten Hagut besimin se ai mund të vazhdojë për një sezon të tretë në krye nëse Junajtid mund rivalët në finalen e “Uembli”- t, vendimi përfundimtar do të merret pas asaj ndeshje.
Por një numër lojtarësh mendojnë se fati i Ten Hagut tashmë është vulosur pas një sezoni të dobët. Kjo do të thotë se 54-vjeçari do të jetë në stol për vizitën e së dielës së Arsenalit në “Old Trafford”, ndeshjen në shtëpi me Njukasëllin në formë javën e ardhshme dhe udhëtimin në javën e fundit në Brajton. Junajtid është në një garë me Njukasëllin dhe Çelsin për t’u kualifikuar ose në Ligën e Europës ose në Ligën e Konferencës. Ata gjithashtu mund të shkojnë në Ligën e Europës nëse mposhtin Sitin në finalen e Kupës FA.
Murinjo – Por mediat angleze vazhdojnë të këmbëngulin se Zhoze Murinjo është gati që të rikthehet për herë të dytë në “Old Trafford” nëse do t’i ofrohet një mundësi e tillë. Trajneri portugez, i ka pranuar njerëzve të tij të besuar se ai do të kthehej me dëshirë në “Teatrin e Ëndrrave” nëse do t’i ofrohej mundësia.
61-vjeçari ishte në krye të “djajve” midis verës së vitit 2016 dhe dhjetorit 2018, duke fituar Kupën Karabao dhe Ligën e Europës në sezonin e tij të parë, përpara një shkarkimi që ai nuk e priti mirë. Ai akuzoi Ed Uduardin, ish-administratorin e deleguar të klubit se nuk e mbështetën dhe se ai meritonte më shumë besim dhe kohë në stol.
Ish-trajneri i Romës, i cili u shkarkua nga klubi italian në janar, është një mik i bashkëpronarit të ri të “djajve”, Sër Xhim Retklif dhe, sipas “Manchester Evening News”, ai do të pranonte me kënaqësi mundësinë për t’u kthyer. Murinjo pasoi një tjetër holandez në stol, Luis van Galin, i cili u shkarkua sapo fitoi Kupën FA me Mançester Junajtid në vitin 2016 dhe gjithashtu nuk ishte i lumtur që Mou nxitoi ta zëvendësonte menjëherë.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"