Tërbuni kërkon portier para sfidës me Ilirinë, trajneri Bardhi : Ta nisim mbarë, në Fushë-Krujë për pikët e plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2025 | 11:10

Tërbuni kërkon portier para sfidës me Ilirinë, trajneri Bardhi : Ta nisim mbarë, në Fushë-Krujë për pikët e plota

Drejtuesve të Tërbunit u ka dalë punë merkato, pasi janë vënë në kërkim të një portieri. Përveç portierit të parë, këto ditë do të largohet nga ekipi edhe i dyti, Maldrin Tafaj.

sinan bardhi

Pukjanët kanë zhvilluar një miqësore me Shirokën, ku kanë dalë të humbur. Në lidhje me këtë trajneri Sinan Bardhi për “Panorama Sport” u shpreh: “Aktivizova lojtarët që janë në provë. E njëjta gjë vlen edhe për portierin, që është i ri, pasi dy të tjerët janë larguar. Tafa, portieri i dytë, as nuk na njoftoi. Besoj se jemi në rrugë të mbarë.

Kemi afruar lojtarë cilësorë që do të na ndihmojnë në realizimin e objektivit. Fazën e dytë e nisim me Ilirinë, që e kemi vlerësuar. E njohim lojën e Ilirisë, pasi në fazën e parë i kemi marrë pikë. Edhe pse luajmë në transfertë, ne do të hyjmë në fushë për të marrë pikët e plota. Jemi ende në kohë për të realizuar synimin tonë, ngjitjen në të Parën”.

GANI PEPA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"