Teste mjekësore dhe kontratë, Kajl Uoker nis sot aventurën kuqezi
Aventura e Kajl Uokerit si lojtar i ri i Milanit filloi dje rreth orës 13:30. Anglezi zbarkoi në aeroportin Linate pas një ndjekjeje të gjatë nga Ibrahimoviç dhe drejtuesit e tjerë kuqezi.“Përshëndetje djema”, fjalët e tij të para për tifozët e pranishëm.
Më pas ai u transferua në qendër të Milanos për t’iu nënshtruar kontrolleve të zakonshme mjekësore në klinikën “La Madonnina”, ritual i pasuar nga testet e aftësisë për punë në një nga zyrat e Komitetit Olimpik. Më pas një kalim në “Casa Milan” për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë me Djallin deri në 2027. Nga sot ai do t’i bashkohet grupit nën urdhrat e Konseisaos, por do të jetë i disponueshëm vetëm nga derbi i 2 shkurtit.
Në fakt mungon koha teknike dhe dokumentet e nevojshme (punësohet si jo-komunitar) për ta parë në mesin e lojtarëve të grumbulluar për Parma të dielën e ardhshme, ndërkohë që mund të përfshihet në listën e Champions vetëm në fazën e 1/8-ave. Uoker vjen nga Mançester Sitit, me të cilin ka kontratë deri në qershor 2026, në formë huazimi me opsion blerje të vendosur në 5 milionë euro. Ai do të qëndrojë deri në qershor me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, për t’u “shtrirë” më pas deri në vitin 2027 në 4.5 milionë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"