Teste në Kategorinë e Dytë/ Turbina e Tomori e mbyllin në barazim, tetë gola në takimin Veleçiku-Tërbuni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 17:20

Teste në Kategorinë e Dytë/ Turbina e Tomori e mbyllin në barazim, tetë gola në takimin Veleçiku-Tërbuni

Në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, dje u luajtur miqësorja Turbina-Tomori. Takimi ishte i fortë edhe pse bëhej fjalë vetëm për një miqësore. Të dy skuadrat e vlerësuan këtë test, që u ka shërbyer edhe për të provuar shumë lojtarë.

turbina tomori

Dy trajnerët kanë hedhur si fillim formacionet më të mira, ku nuk kanë munguar prurjet e reja dhe lojtarët me perspektiv. Beratasit kaluan të parët në avantazh me Vrapin. Kundërpërgjigjen vendasit dhe krijon një mori rastesh, por nuk shënjestrojnë ashtu si duhet. Në minutën e 36-të, të verdhët fitojnë penallti dhe nga pika e bardhë shënon sulmuesi Ismailaj. Në pjesën e dytë, janë përsëri vendasit që zotërojnë lojën dhe kënaqin edhe tifozët në shkallët e stadiumit. Turbina në këtë fraksion ka shënuar dy gola, por janë anuluar nga gjyqtari. Megjithatë, loja dhe paraqitja e ekipit cërrikas, ishte e mirë dhe kjo kënaqi dhe drejtuesit. 

Turbina – Tomori 1-1

GOLAT: Ismailaj 36′ (p), Vrapi 12′

Turbina: Toromani, Hamzaj, Gjoka, Diego, Zëre, Rivaldo, Aga, Ismailaj, Hasa, A.Ranxha, Tofik; (U aktivizuan: Miza, L.Ranxha, Lami, Hoxholli, Roçi, Kovaçi, Belshi, Angjelo, Xhameta, Metalia). Trajner: Xhynejt Çutra

Tomori: Soza, Basha, Kulaj, Vrapi, Vrenozi, Kumani, Saraçi, Enrike, Hasani, Sami, Arbri; (U aktivizuan: Zema, Gabriel, Kanapari, Ahmet, Deliu, Lirëza, Sadiku, Lajthia, Buda). Trajner: Iken Droboniku

Gjyqtarë: Andi Zdrava (Elbasan)                                                              MARIGLEN MIRAKA

 

Tetë gola në Veleçiku-Tërbuni

Takimi i zhvilluar dje në Koplik mes Veleçikut dhe Tërbunit u mbyll në barazim 4-4 dhe pati dy tablo. Në pjesën e parë vendasit fituan në shifrat 3-1, ndërsa  pjesa e dytë foli për pukjanët, që pas zëvendësime të kryera  arritën të barazojnë shifrat në 4-4.

V.Rrustemaj, Banushi, D.Rrustemaj dhe Shekaj ishin autorët e golave për Veleçikun, ndërsa për Tërbunin shënuan dy herë Gjini, si dhe Alillaj dhe Zafet. BASHKIM RAMEKAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"