Teste para startit të Kategorisë së Dytë/ Fitojnë Tomori, Naftëtari dhe Oriku. Luftëtari bën paqe me Delvinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 19:35

Teste para startit të Kategorisë së Dytë/ Fitojnë Tomori, Naftëtari dhe Oriku. Luftëtari bën paqe me Delvinën

Tomori ka zhvilluar fundjavën e shkuar testin e dytë, ku fitoi pastër, 3-0 përballë modestëve të Albanët. Për shkak të faktorit kohë, Tomori është një skuadër e pa konsoliduar plotësisht, gjithsesi në këtë takim zhvilluan një lojë të bukur me theks sulmues.

kategoria-e-dyte

Përpos rasteve të shumta për shënim, rezultati u zhbllokuar në limitin e pjesës parë, ku Arbëri shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë, portieri mik Lenja i ka mohuar vendasve 3-4 gola të sigurt. Në pjesën e dytë, Lajthia dyfishoi shifrat me një aksion personal, për t’u pasuar nga goli i tretë i sulmuesit vendas Lirëza, i rikthyer te Tomori si një ekspert golash në këtë kategori. Pas takimit, stafi teknik beratas është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Për t’u veçuar është se ndeshja u zhvillua në një mot ekstrem, fraksioni i parë nën reshjet e shiut dhe i dyti me diell. Miqtë edhe pse me Alushin të ndëshkuar me karton të kuq në përfundim të pjesës parë, në të dytën janë lejuar që të luanin me përbërje të plotë, duke u toleruar në këtë rast nga gjyqtarët dhe stafi i Tomorit.

 TOMORI – ALBANËT 3 – 0

GOLAT: Arbëri 45′ (11-m), Lajthia 76′, Lirëza 78′

TOMORI: Soza, Basha, Kulaj, Gabriele, Vrapi, Enrike, Kumani, Saraçi, Hasan, Lirëza, Arbëri; (U aktivizuan: Zema, Mesiti, Lajthia, Buda, Kanapari, Vrenozi, Sadiku, Beniamin, Toska, Lirëza). Trajner: Iken Droboniku

ALBANËT: Lenja, Çuni, Shëmbitraku, Gaxhaj, Trokthi, Petritaj, Methoxha, Son, Spahiu, Alushi, Zuzu;(U aktivizuan: Ferizolli, Maci, Mema, Ahmadi, Meculi, Shkreta, Xhabafti). Trajner: Altin Birçe

Gjyqtarë: K. Berberi, F. Shuka, A. Luzi (Berat)

Karton të kuq: Aluahi 45′

 

Naftëtari “tenis” me Këlcyrën

Skuadra kuçovare regjistroi një fitore tenistike në miqësoren e luajtur ndaj Këlcyrës në “Bashkim Sulejmani”. Takimi u dominua nga Naftëtari, që sezonin e ri, në ndryshim nga vjet, do të ketë si objektiv rikthimin në Kategorinë e Parë. Këlcyra konkurron sërish në të Dytën pas largimit të Labërisë, rezistoi vetëm në minutat e para. Kuçovarët pas disa rasteve gjetën golin e parë me sulmuesin Amarildo Karaj, njëri prej afrime të shumta.

Pas avantazhit, kuçovarët çlirohen plotësisht, teksa Karaj dyfishon shifrat në minutën e 20-të. Pjesa e parë përfundon 2-0. Në të dytën e njëjta pamje. Karaj shënon e golin e tretë personal në minutën e 65-të. Më pas miqtë shkurtojnë distancën me brazilianin që ekzekutoi me mjeshtëri të goditje dënimi. Vetëm kaq, pasi vendasit shënojnë dhe tre gola të tjerë me anë të Këndellës, Karakashit dhe Aguai. Një fitore e thellë dhe bindëse për kuçovarët, të cilët dhanë sinjale pozitive për kampionatin e ri.  

NAFTËTARI – KËLCYRA 6-1

GOLAT: Karaj 10′, 20’, 65′, Këndella 70’, Karakashi 76′, Aguai 90’/ Vitinha 68′

Naftëtari: Birja, Gjishti, Kajo, Ibrahim, Salca, Breno, Hysa, Breno, Mesak, Çaçi, Vrapi; (U aktivizuan: Aguai, Marini, Fakaj. Këndella, Karakashi, Koroveshi, Pirja, Agalliu,  Guri). Trajner: B. Fraholli

Këlcyra: Allmuça, Teko, Bitika, Anxhelo, Vitinha, Kamilio, Duçka, Sulemanaj, Spahiu, Sheme, Gabriel; (U aktivizuan: Çaushaj, Çaro, Bilo, Çato, Daka, Dori, Lahe, Sulozeqi, Bezati). Trajner: R.Spahiu

Gjyqtarë: R. Jahja, I. Luzi, A. Xhafa

 

Delvina befason Luftëtarin

Pasditen e së shtunës Delvina u përplas në një miqësore me Luftëtarin. Ndeshja pa “luftë” nga lojtarët e të dyja skuadrave, por që në fund të 90-minutëshit nuk prodhoi gola. Raste të shumta nga të dy ekipet, por asnjëri prej futbollistëve nuk e shtyu topin në rrjetë. Pjesa e parë ishte e balancuar dhe të dyja ekipet patën nga dy raste për shënim, por sulmuesit nuk janë treguar efikasë. Pjesa e dytë nisi me po të njëjtin ritëm, me Luftëtarin disi më kërkues. 

DELVINA- LUFTËTARI 0-0

DELVINA: Xhaferaj, Boçi, Abet, Samir, Donu, Musta, Avduli, Çarçani, Nikolla, Gjeçi, Paio. Trajner: Markelian Alinani;

LUFTËTARI: Basha, Tuni, Glauber, Çulli, Mukoj, Ramadani, Dulaj, Vucaj, Mërkuri, Diamanti, Ziaj. Trajner: Besmir Shabani

Oriku mposht Memaliajn

Memaliaj dhe Oriku u përballen në një miqësore në prag të nisjes së sezonit të ri në Kategorinë e Dytë. Takimi ishte thuajse i ekuilibruar, ndonëse u fitua nga Oriku në shifrat 2-1. Pjesa e parë u mbyll me rrjetat të paprekura, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë dy trajnerët bënë zëvendësime, që rezultuan të goditur tek Oriku, që shënoi dy herë. Mezini në të 47-ën kaloi dhe Lloja në të 53-ën shënuan për vlonjatët, ndërsa Memaliaj realizoi me Sinajn në të 80-ën.

MEMALIAJ-ORIKU 1-2

GOLAT: Sinaj 80’/ Mezini 47′, Lloja 53′,

MEMALIAJ: Mustafaj, Kolilaj, Skenderaj, Jakupi, Haruni, Bega, Hysi, Flores, Hysenllarim, Gelrman, Sinaj; (U aktivizuan: Matoshi, Bilaj Ajdini, Kordobs); Trajner: K.Mustafaj;

ORIKU: Ahkmad, Gjoka, Gjinaj, Kamberaj, Uesli, Perera, Kolonja, Kalice, Uilliams, Zholi, Lloja; (U aktivizuan: Kondi, Bega, Buxhelaj, Shkreli, Mezini, Peculi, Bernecaj); Trajner: Sh.Idrizaj;

E. Spahiu/ A.Çepani/ F.Lamaj/ R. Suli/ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"