Testi i fundit para fillimit të sezonit, Pogradeci konfirmon formën e mirë edhe ndaj Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2024 | 15:34

Testi i fundit para fillimit të sezonit, Pogradeci konfirmon formën e mirë edhe ndaj Devollit

Pogradeci e nis sezonin e ri si debutues në Kategorinë e Parë. Por përgatitjet verore kanë treguar se skuadra e drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj mbetet një kundërshtar për t’u vlerësuar nga çdo ekip.

pogradeci

Pogradecarët kanë treguar formë të mirë në këtë fazë përgatitore, gjë të cilën e konfirmuan edhe në testin e fundit në prag të sezonit të ri, ku mposhtën Devollin në transfertë në shifrat 4-0. Ekipi i Devollit, pavarësisht lojës së bukur që zhvilloi, nuk mundi të triumfonte në takimin e parë testues përballë Pogradecit. Liqenorët shënuan nga dy gola për çdo pjesë në portën devollite.

Megjithatë, Devolli tregoi vlera dhe ky takim e ndihmoi stafin dhe teknikun Meraku për të krijuar një ide të qartë për grupin dhe për të vënë pikat mbi “i” për çdo futbollist që do të firmosë kontratën. Ndërsa Pogradeci tregoi se është gati për startin e sezoni të ri këtë fundjavë, ku presin Kastriotin në “Gjorgji Kyçyku”.

DEVOLLI – POGRADECI 0-4 

GOLAT: Sadiku 30’, Beçka 38’, Vagner 55’, Kasmollari 85’(11-m)

DEVOLLI:  Aleksander, Ibrahim, Çuko, Hasa, Arxhej, Emanuel, Artur, Ivani, Anderson, Staro, Rigels. Trajner: Trifon Meraku

POGRADECI: Nikoloski, Jankof, Pere, P.Ivani, Kastrati, Pengu, Ciprion, Sulejman, Sodia, Beçka, Topllari. Trajner: Samuel Nikaj

Gjyqtarë: E. Kotomelo, Sh. Shaholli, O.Sene (Korçë)

THANAS GJATA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"