Tetë gola në supersfidën Inter-Juventusi, hera e tretë që shënohen kaq shumë/ Ja dy duelet e tjera që kanë prodhuar rezultat historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 20:17

Tetë gola në supersfidën Inter-Juventusi, hera e tretë që shënohen kaq shumë/ Ja dy duelet e tjera që kanë prodhuar rezultat historik

Spektakël dhe emocione në Derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit, që shërbeu si një reklamë fantastike për futbollin italian. 

inter-juve 4-4

 Në “San Siro” supersfida e mbrëmjes u mbyll në barazim 4-4, një dueli mes dy skuadrave që luftojnë për titull këtë sezon. 

Një ndeshje që dhuroi thuajse gjithçka, dhe ku të dyja skuadrat luajtën shumë hapur, duke prodhuar plot 8 gola.  

Për herë të tretë në historinë e Serisë A, shënohen 8 ose më shumë gola në një ndeshje mes Interit dhe Juventusit pas 10 qershorit  të vitit 1961, ku bardhezinjtë triumfonin me rezultatin 9 me 1, dhe 17 janarit të vitit 1932 ku triumfonte sërish Juventusi me rezultatin 6 me 2.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"