Tetëdhjetë metra në 7 sekonda, si Vinicius shkatërroi Dortmundin në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 12:35

Tetëdhjetë metra në 7 sekonda, si Vinicius shkatërroi Dortmundin në Champions

Reali i Madridit ishte i vdekur, por Vini e ringjalli. Vetëm kështu mund të shpjegohet përmbysja spektakolare që Reali i bëri Dortmundit të martën në mbrëmje nga 0-2 në 5-2 me protagonist absolut Vinicius Zhunior me një tripletë vetëm pak ditë nga ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë 2024”.VINI

Reali po mundej 0-2 në pjesën e parë ku mund të kishte shkuar edhe më keq. Madrilenët gjithsesi nuk u dorëzuan dhe zbritën në fushë në pjesën e dytë me synimin për të rikthyer gjithçka në favorin e tyre. Reali rregulloi gjithçka kishte bërë keq në pjesën e parë: përmirësoi presingun, përmirësoi saktësinë e pasimeve dhe mbi të gjitha në paraqitjen e jashtëzakonshme të lojës nga Vinicius, i cili shënoi një “hattrick”.

Por nëse ka pasur një gol që tregonte epërsinë fizike dhe futbollistike të brazilianit, ai ishte në momentin e 4-2 (goli i tij i dytë i mbrëmjes). Braziliani e mori topin në gjysmën e tij në minutën 85:25, 80 metra larg portës rivale. Ai vrapoi dhe la pas me një lehtësi mahnitëse Emre Xhan, i cili sapo kishte hyrë në fushë. Ai bëri nëntë prekje dhe në të dhjetën gjuajti për të shënuar. Një sprint ku askush nuk mund ta ndalonte dhe në të cilin ai përfundoi gati 70 metra në 10 sekonda për të vulosur ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"