“Tetova kishte të drejtë”. Rrapaj pas fitores së Partizanit: Sot e morëm më seriozisht se në derbi, nuk mund të quhemi më të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 22:09

“Tetova kishte të drejtë”. Rrapaj pas fitores së Partizanit: Sot e morëm më seriozisht se në derbi, nuk mund të quhemi më të rinj

Mesfushori i Partizanit, Arinaldo Rrapaj, mendon se fitorja e të kuqve ishe pasojë e një grinte që skuadra shfaqi, ndryshe nga derbi me Tiranën.

bandicam 2024-09-27 18-31-18-056

“Mendoj se e kishim përgatitur mirë  ndeshjen, kishim analizuar kundërshtarin me të mirat dhe pikat e dobëta. Kishte të drejtë trajneri Tetova që tha i morëm mesfushën. Ne kishim presing, se dihet që kur i bën presing edhe mund të gabojnë kundërshtarët. Patëm rast me Mehmetin, nuk shënuam por të jep moral. Më pëlqeu sidomos grinta e çunave, se kemi nevojë, mbase kemi qenë të brishtë, këtë ndeshje treguam se e kemi marrë seriozisht dhe e merituam.

Kombinimet me Carën? Normalisht ka ndeshje që na del loja më mirë, që mund të shënoj unë apo Cara. Njihemi mirë gjatë ndeshjes në fushë, kualitetin e kemi për të bërë nga ato lloj pasimesh, varet nga ndeshja, Në momentin që nisim mirë ndeshjen, kemi kombinime dhe kemi qenë efektiv, por mundohemi gjithmonë që të luajmë në zona të ngushta e të kemi kombinime.

Unë kërkoj gjithmonë më të mirën nga vetja, nëse në një ndeshje nuk jam siç duhet, duhet të mbaj kokën poshtë e punoj. Duhet të tregojmë veten unë e shokët. Në derbi nuk na doli loja, Tirana ishte më shumë agresive se ne dhe fitoi duelet. Por këtë ndeshje e kishin marrë të gjithë seriozisht, grinta duhet, edhe kur shënuam golin e parë, e fituam besimin të gjithë.

Mendoj se ne duhet të japim më shumë besim ekipit se jemi më të vjetrit. Nuk mund ta quajmë veten të ri se e njohim shumë mirë kampionatin shqiptar dhe e dimë cilësinë e besoj se do të jemi ne të vjetrit që të japim besim. Mund të qëllojë që një shok të mos e ketë ditën e mirë në atë ndeshje. Duhet të vrapojmë dyfishin e atij, kjo është detyra jonë dhe të kombinojmë me cilësi dhe të jemi edhe para portës që të kontribuojmë me asist me gola”, tha Rrapaj për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"