Teuta do kthesën, Martini ka më shumë alternativa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 23:10

Teuta do kthesën, Martini ka më shumë alternativa

Teuta do të luajë në transfertë përballë Skënderbeut ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Superiores. Një ndeshje mjaft interesante mes dy ekipeve, ku objektivat i kanë të njëjta. Teuta do të shkojë për tri pikë, duke pasur parasysh që nuk fiton prej 2 ndeshjesh radhazi në Superiore. Megjithatë, Teuta mund t’ia besojë këtë ndeshje Edi Martinit.

martini

Tekniku shkodran është një “ekspert” përsa i përket ndeshjeve përballë Skënderbeut. Tekniku 49-vjeçar ka zhvilluar 8 ndeshje kundër Skënderbeut si trajner, ka fituar plot 5 nga këto sfida, në 2 të tjera ka barazuar, ndërsa në 1 ndeshje është mposhtur. Bilanc mjaft pozitiv për Martinin, me teknikun shkodran që do të kërkojë 3 pikët në Korçë.

GJENDJA E GRUPIT – Teuta dhe Skënderbeu është një nga duelet më interesante që do të luhet për javën e 4-të. Një përballje që do të zhvillohet ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 19:00. Një duel i fortë mund të konsiderohet, pasi durrsakët dhe korçarët prej vitesh i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar, teksa këtë herë blutë luajnë për fitore.

Teuta për këtë takim që është tejet i rëndësishëm do të jetë e plotë. Edi Martini do të ketë luksin e zgjedhjeve të më të mirëve për duelin me korçarët. Për fatin e mirë të tij nuk do të ketë asnjë mungesë dhe ka të gatshëm të gjithë grupin e futbollistëve. Gjithashtu blutë dhe pse humbën me Partizanin, këto ditë janë në një moment të mirë dhe kjo ka shtuar dozat e entuziazmit në Durrës dhe motivimi është i lartë për t’u rikthyer me serinë e rezultateve pozitive.

STËRVITJA – Trajneri i Teutës, Edi Martini, në takimin që ka pasur me lojtarët më seancës e radhës stërvitore, ka biseduar me ekipin për të vlerësuar në maksimum këtë ndeshje ndaj korçarëve, që ka një grup shumë të mirë lojtarësh që mund ti hapë punë Teutës.

Të gjithë lojtarët e kanë në mendje që nuk duhet asnjë nënvlerësim në këtë ndeshje, dhe duhet të tregojnë se kanë potencial dhe janë në gjendje të bëjmë shumë. Kjo duhet treguar që në takimin e radhës ndaj Skënderbeut, ndeshje të cilën e duhet ta fitojnë.

Tri pikët janë objektivi kryesor, ndërsa më pas të jen të qetë për vazhdimësinë. Teuta vjen pas humbjes ndaj Partizanit dhe tashmë kanë një tjetër përballje delikate ndaj korçarëve, ku duhet të bëjnë një sforco për fitoren.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"