Teuta “jetike”, Armando Cungu pret golat e titullarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 23:45

Teuta “jetike”, Armando Cungu pret golat e titullarëve

Trajneri Armando Cungu vendosi të qëndrojë te Laçi, pasi dha sinjale largime pas humbjes në Korçë. Megjithatë, ndeshja e së shtunës me Teutën në shtëpi do të tregojë shumë edhe në këtë drejtim. Edhe pse jemi akoma në javën e 7-të të kampionatit, për kurbinasit kjo ndeshja ka marrë rëndësi jetike dhe fitorja është domosdoshmëri për të mos humbur kontaktet me rivalët.

cungu

Laçi pret shpërthimin e sulmuesve për të gjetur fitoren e parë të kampionatit, që ndoshta do ta çlironte për më tej. Skuadra e Cungut deri tani ka shënuar vetëm 3 gola dhe që të tre i kanë shënuar lojtarë që kanë hyrë nga stoli në pjesën e dytë. Bocka shënonte në humbjen 2-1 ndaj Egnatias, Ballhysa në barazimin 1-1 me Partizanin dhe Traore në humbjen 2-1 me Skënderbeun.

Ndoshta ka ardhur momenti që sulmuesit titullarë ta thonë fjalën e tyre, duke nisur me kapitenin Melo. Bullari dhe Papa, nga të cilët pritet shumë, ende nuk kanë bërë asgjë për t’u dhënë kurbinasve pikë të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"