Teuta për kthesën, durrsakëve nuk iu falen dy gabime radhazi
Në Durrës luhet sot një ndeshje shumë e rëndësishme e javës së 11-të.Teuta pret Elbasanin me detyrën e vështirë për të bërë autokritikën pas asaj humbjeje të thellë me Bylisin pak ditë më parë. Ndaj këtij kundërshtari ka edhe një llogari të hapur nga faza e parë, kur u mund 3-0 në transfertë. Edhe pse Elbasani është më lart në renditje, “Djemtë e detit” nuk i tremben aspak, por e kanë vlerësuar drejt dhe në këtë moment duhet të reagojnë patjetër. Durrsakët kanë punuar të qetë për këtë sfidë nën drejtimin e trajnerit Edi Martini. Shkodrani ka preferuar që seancën e fundit stërvitore ta bëjë me dyer të mbyllura dhe askush në kampin durrsak nuk ka folur para kësaj ndeshjeje.
SITUATA – Duhet theksuar se dyshimet për disa lojtarë do të mbeten deri në momentin e fundit për trajneri Edi Martini. Simeu dhe Vila kanë pasur shqetësime fizike dhe mbetet të shihet, nëse do të jenë në fushë apo jo. Më shumë shanse ka mbrojtësi anglez, por Martini ka gati edhe planin B, duke ditur edhe mungesën e sigurt të kapitenit Kotobelli për shkak kartonësh. Trajneri shkodran mund të bëjë disa lëvizje në formacionin titullar për ndeshjen e sotme, duke nisur nga porta, ku mund të luajë Vata. Në mbrojtje, nëse nuk ia del Simeu, pritet të aktivizohet Marku, ndërsa në mesfushë pritet të ketë hapësirë për Mingos. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret në momentin e fundit. Ditët e fundit me ekipin janë stërvitur edhe lojtarë si Arifi dhe Çyrbja, të cilët vijnë pas problemeve fizike dhe do të jenë të gatshëm në stol.DISIPLINA – Trajneri Martini ka kërkuar një skuadër së më të disiplinuar në fushë për të mposhtur një kundërshtar si Elbasani. Ai beson se vetëm me disiplinë taktike Teuta mund ta kalojë me sukses këtë 90- minutësh. Durrsakët vijnë pas humbjes 4-0 në Ballash për javën e 10-të dhe kundër Elbasanit gabimi është i ndaluar.
ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"