“Theu rekordin e Miroslav Kloses, të gjithë u tronditën”, drejtuesi i klubit ukrainas tregon prapaskenën me Ermir Rashicën: Më kujton Jarmolenkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2025 | 23:21

“Theu rekordin e Miroslav Kloses, të gjithë u tronditën”, drejtuesi i klubit ukrainas tregon prapaskenën me Ermir Rashicën: Më kujton Jarmolenkon

Ermir Rashica së shpejti do të bëhet pjesë e klubit ukrainas të Metalist 1025. Klubi në fjalë ka siguruar firmën e sulmuesit të Skënderbeut në ditët e fundit të merkatos së janarit dhe pret vetëm transferimin e tij në radhët e kësaj skuadre që militon në ligën e dytë të kampionatit lindor.

rashica

Në Ukrainë po e presin me shumë entuziazëm afrimin e ri dhe këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëspresidenti i klubit, Juri Korotiun.

“Më 28 janar ne firmosëm zyrtarisht me 20-vjeçarin shqiptar Ermir Rashica nga Skënderbeu, i cili luan si anësor i djathtë sulmi. Ai është një nga lojtarët më premtues të kampionatit shqiptar. Ai u përfshi në formacionin më të mirë të vitit në Shqipëri dhe u zgjodh si i riu më i talentuar në vendin e tij.

Personalisht Rashica me kujton Andri Jarmolenkon për fizikun dhe mënyrën si lëviz. Dua t’ju tregoj një histori interesante. Ermiri kreu një vizitë mjekësore në një klinikë ku kryenin ekzaminimet yjet e futbollit gjerman.

Prej shumë kohësh në këtë klinikë mbahej rekordi i kërcimit vertikal nga Miroslav Klose. Mirë pra, Rashica e theu! Të gjithë në këtë klinikë u tronditën”, tregoi Korotiun kuriozitetin rreth sulmuesit shqiptar që do i bashkohet pas pak ditësh skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"