Thuajse i pagabueshëm në duele dhe pasime, Ismajli shkëlqen në Seria A. Vlerësimi për liderin e ri të Empolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 18:30

Thuajse i pagabueshëm në duele dhe pasime, Ismajli shkëlqen në Seria A. Vlerësimi për liderin e ri të Empolit

Ardian Ismajli ka patur një paraqitje thuajse të shkëlqyer sot me Empolin. Këta të fundit barazuan 1 me 1 në transfertë kundër Parmës.

isma

Ismajli u vlerësua me notën 7.4 nga “Sofascore” pas përfundimit të ndeshjes, që ishte dhe e dyta më e lartë. Kjo për shkak të statistikave që prodhoi gjatë gjithë sfidës që luajti si titullar.

52 pasime të sakta nga 54 të tentuara në total tregojnë për sigurinë në mbrojtje. Po ashtu shtatë ishin spastrime duke i dhënë frymëmarrje skuadrës.

Ndërkohë një goditje e bllokuar dhe një ndërprerje tjetër e aksionit pa Empoli nga Ismajli sot. Po ashtu gjashtë nga tetë duelet u fituan.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është kthyer në liderin e ri të Empolit. Paraqitjet solide po vazhdojnë çdo javë në Seria A, teksa Interi dhe Juventusi interesohen për shërbimet e tij.

pa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"