VIDEO/ Romanjoli merr karton të kuq, Gila shkakton autogol! Juventusi triumfon ndaj Lacios
Juventusi arriti një fitore shumë të vuajtur në shtëpi ndaj Lacios me rezultatin 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 8-të të Serisë A.
Pavarësisht se bardhezinjtë e Tiago Motës, luajtën në superioritet numerik prej minutës së 24-t, pas daljes me karton të kuq të Alesio Romanjolit, për të zhbllokuar sfidën duhet të prisnin minutën e 85-të, ku një autogol i mbrojtësit Gila, i dhuroi 3 pikë të arta “Zonjës së Vjetër”.
Ky ishte suksesi i 4 në kampionat për Juventusin, që e shikon veten në vendin e dytë me 16 pikë në 8 javë, ndërkohë që në krahun tjetër, Lacio regjistroi humbjen e tretë në Serinë A. Duelin e radhës Juventusi do e luajë në transfertë ndaj Interit, ndërkohë që Lacio pret Xhenoan.
FT: JUVENTUS-LACIO 1-0
Gila 85′ (autogol)
85′ AUTOGOLI I MBROJTËSIT GILA: VIDEO
24′ KARTONI I KUQ I ROMANJOLIT PËR NDËRHYRJE TË GABUAR NDAJ KALULUT: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Savona, Gati, Kalulu, Kabal; Lokateli, Turam; Kambiaso, Duglas Luiz, Jilldiz; Vlahoviç.
Trajner: Tiago Mota
LACIO (4-2-3-1): Provedel; Marusiç, Gila, Romanjoli, Nunjo Tavaresh; Guenduzi, Rovela; Isaksen, Dia, Zakanji; Kastejanos.
Trajner: Marko Baroni
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"