Tibo Kurtua dëmtohet sërish, ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave portieri i Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 13:59

Tibo Kurtua dëmtohet sërish, ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave portieri i Realit

Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua ka pësuar një tjetër dëmtim në muskulin e këmbës së majtë.

kurtua

Gjatë ndeshjes me Atletikon, belgu u sulmua nga tifozët duke u goditur me vezë dhe objekte. Ndeshja më pas u ndërpre dhe pas rifillimit të saj, u konfirmua që Kurtua ishte lënduar.

Kurtua do të humbasë të paktën dy ndeshje duke përfshirë ndeshjen e së mërkurës në Champions kundër Lilë dhe ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Vijarreal.

Ai pritet të kthehet në lojë kur Real Madrid të përballet me Selta Vigo më 19 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"