Tifozët braktisin Erzenin, pjesa e dytë nis dy herë/ Ja pikantet e duelit në “Arenën e Demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 22:15

Tifozët braktisin Erzenin, pjesa e dytë nis dy herë/ Ja pikantet e duelit në “Arenën e Demave”

Klubi shijakas kishte vendosur që hyrja në stadium të ishte falas, por rënia e Erzenit ka bërë që tifozët ta braktisin skuadrën në këtë moment. “Panorama Sport” sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes së luajtur në “Arena e Demave”.

teuta

*Ndeshja u ndoq nga një numër i paktë tifozësh, që numëroheshin rreth 25 vetë gjithsej. Edhe pse shijakasit kishin hapur dyert për tifozët, vetëm pak denjuan të vinin në stadiumin “Arena e Demave”, pasi Erzeni ka rënë nga kategoria.

*Në minutën e 33-të kemi një fërkim mes dy lojtarëve kundërshtarë, A.Peposhit dhe Boçit, të cilët vetëm sa këshillohen nga kryesori Olsion Ferataj.

*Përplasje kokë më kokë në minutën e 40-të, pas një dyluftimi në ajër mes Osmanllarit dhe Dajës. Menjëherë ndërpritet loja dhe e menjëhershme është ndërhyrja e mjekëve.

*Pjesa e dytë nis dy herë nga qendra, pasi herën e parë një lojtari i Teutës kishte dalë më parë në gjysmëfushën shijakase.

*Shiriti i kapitenit te shijakasit shkoi në tre krahë të ndryshëm. Pas daljes me karton të kuq, Sadiki u kujtua për shiritin dhe ia dha atë Blazeviçit, i cili ia kaloi Maliqit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"