Tifozët e Lushnjës kërkojnë ta kthejnë në festë me Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 17:40

Tifozët e Lushnjës kërkojnë ta kthejnë në festë me Besën

Java e pestë e Kategorisë së Parë rezervon përballje interesante dhe nisur nga ecuria e startit, përballja mes Lushnjës dhe Besës shikohet si kryendeshja e kësaj jave. Takimi do të luhet nesër në orë 16:00 në stadiumin “Roza Haxhiu” dhe verdhejshilët vijnë të motivuar pas trepikëshit në derbi.

LUSHNJA

Suksesi i arritur pas pesë vitesh në Fier ka shtuar optimizmin edhe te tifozëria lushnjare, që ka nisur të organizohet për duelin me kryesuesit nga Kavaja. Fillimisht organizimi ka nisur nga rrjetet sociale ku bëhet thirrje për një pjesë marrje masive në stadium.

“Të rikthejmë Lushnjën atje ku e ka vendin. Të mbushim stadiumin siç dimë vetëm ne. Lushnja- Besa, ta kthejmë në festë këtë fundjavë”. Kjo është thirrja e bërë për mbështetësit e Lushnjës, ku shpresohet që ekipi të fitojë edhe kundër Besës për të konfirmuar ecurinë shpresëdhënëse në këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"