Tifozin anglez e zë gjumi: Ëndërrova të fitonim “Euro”-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 20:42

Tifozin anglez e zë gjumi: Ëndërrova të fitonim “Euro”-n

Një tifoz i Anglisë, i cili dremiti gjatë barazimit 0-0 të Anglisë me Slloveninë, ka zbuluar se ai ëndërroi gjatë asaj kohe që “Tre luanët” të fitonin Europianin. Por ai u zgjua nga zhurma e të bërtiturave, ndërsa tifozët anglezë reaguan ndaj performancës së fundit të çuditshme të skuadrës së tyre.

Capture

Fredi Hahn, 32 vjeç, një menaxher hoteli nga Kroulej i tha “Daily Mail” se mendonte se do të ishte më mirë të flinte pak sesa të duronte të shikonte një shfaqje tjetër të dobët nga Anglia. Ai tha: “Ishte një lojë shumë e mërzitshme, nuk po ndodhte shumë dhe mendova se isha më mirë të flija. Kishte shumë brohoritje në fund dhe kjo më zgjoi. Në fakt po shikoja një ëndërr të bukur që Anglia të fitonte turneun, por u zgjova nga makthi i performancës së Anglisë.

Isha duke pirë birra gjithë ditën dhe mendova se ishte më mirë të mbyllja sytë, sesa të shikoja se çfarë po ndodhte në fushë”. Hahn zbuloi se ai kishte paguar 30 euro për biletën e tij dhe 500 paund për udhëtimin dhe akomodimin dhe e ndoqi lojën me miqtë e një skuadre amatore që ai menaxhon, “Djajtë e Kroulejt”. Ai tha: “Ne në fakt, unë dhe Sauthgejt kemi ndjekur të njëjtën shkollë të mesme. Unë nuk e vërshëlleva apo fyeva Sauthgejtin kur u zgjova, sepse ai është nga i njëjti vend me mua dhe s’doja të isha shumë i ashpër me të”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"