“Timonieri” i ri i Erzenit, skuadra shijakase pranë akordit me trajnerin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 23:29

“Timonieri” i ri i Erzenit, skuadra shijakase pranë akordit me trajnerin kampion

Erzeni është në kërkim të një trajneri. Pas dështimit të gjetjes së gjuhës të përbashkët me Ernest Gjoka, “Panorama Sport” mëson se shijakasit janë në bisedime me Mirel Josën, i cili shikohet si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e skuadrës, teksa pritet që në ditët në vijim drejtuesit e rinj të marrin një vendim përfundimtar.  

josaf

Kujtojmë që Josa është një nga trajnerët më të titulluar të futbollit shqiptar, teksa skuadra e fundit që ai ka drejtuar në Superiore ka qenë Vllaznia.  

Tiranën, Vllazninë, Elbasanin, Teutën. Skënderbeun, Shkumbinin, Prishtinën, Kukësin dhe Laçin, janë të gjitha ekipet që tekniku kryeqytetas ka udhëhequr në elitën e futbollit shqiptar.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"