Tirana bën prova para derbit me Partizanin, me Elbasanin luhet në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 11:17

Tirana bën prova para derbit me Partizanin, me Elbasanin luhet në “Air Albania”

Pas katër javësh ndeshje në transfertë, më në fund Tirana do të luajë në shtëpi në një sfidë prestigji në kryeqytet.

tiranaa

Tirana dhe Elbasani do të luajnë në javën e pestë të Superiores në “Air Albania”. Edhe bardheblutë kanë zyrtarizuar stadiumin. Ndeshja do të luhet të hënën e 16 shtatorit, ora 20:00.

Biletat fizike mund të gjenden pranë biletarisë te stadiumi “Selman Stërmasi”, “online” dhe ditën e ndeshjes te stadiumi “Air Albania”. Bardheblutë kanë kohë që nuk luajnë para tifozëve të tyre. Kalendari ka dashur që ata të luajnë tri takime jashtë, ndërsa sfidën e shtëpisë me Egnatian e luajtën në Durrës.

Edhe sezonin e shkuar, Tirana i luajti ndeshjet mes Tiranës, Durrësit, Elbasanit për të luajtur ndeshjet në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"