Tirana dhe Egnatia protagonistë te penalltitë, njihuni me skuadrën që nuk ka fituar asnjë në Superiore
Superiorja mbylli dje fazën e dytë të saj dhe rrjedhimisht gjysmën e sezonit. Vetëm një penallti u akordua me ndihmën e VAR, ndërsa ishte Egnatia që e fitoi. Rrogozhinasit e humbën kundër Teutës në kohën shtesë duke u mposhtur me rezultatin 2-1.
Skuadra e Edlir Tetovës është dhe skuadra që ka fituar më tepër penallti pas gjysmës së kampionatit. Rrogozhinasit kanë goditur gjashtë herë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Në anën tjetër skuadra që ka shkaktuar më shumë penallti është Tirana. Gentian Selmani është vendosur shtatë herë përballë kundërshtarëve.
Si për Egnatian dhe për Tiranën ka luajtur rol të rëndësishëm VAR sepse disa penallti janë akorduar nga aty.
Vetëm një skuadër në kampionatin shqiptar nuk ka fituar asnjë penallti deri tani. Bëhet fjalë për Partizanin, që akoma nuk ka goditur asnjë 11-metërsh në këtë edicion të Superiores.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"