Postuar: Janar 7, 2025 | 14:16
Tirana e largoi në gjysmën e sezonit, ish-mbrojtësi bardheblu i bashkohet skuadrës që po lufton për mbijetesë
Arhan Isuf është rikthyer në Bullgari pas eksperiencës që zgjati vetëm 6 muaj te Tirana. Mbrojtësi ka firmosur me Krumovgrad.
25-vjeçari luajti 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet me bardheblutë. Gjatë kësaj kohe asistoi dhe 1 gol.
Krumovgrad ku do të mbyllë sezonin në Bullgari, po lufton për mbijetesë. Aktualisht skuadra pozicionohet në vendin e 11-të.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"