“Tirana e re” e Bledi Shkëmbit, ja çfarë e ngroh klubin bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 8:55

“Tirana e re” e Bledi Shkëmbit, ja çfarë e ngroh klubin bardheblu

ADN-ja e Tiranës është e strukturuar për titull kampion. Ndër vite bardheblutë janë mësuar të fitojnë dhe jo më kot numërojnë aq tituj në historinë e tyre.trNjë fakt ky, që e ka parë ekipin e kryeqytetit shqiptar të festojë për herë të fundit në sezonin 2021-2022, ku ata e mbyllën kampionatin në krye me 73 pikë, 10 më shumë sesa Laçi dhe 15 nga Partizani. Ndërkohë dy sezonet pasardhëse (2022-2023 dhe 2023-2024) kanë qenë zhgënjyes për bardheblutë në aspektin e trofeve, më shumë sezoni i fundit ku Europa u kap vetëm nga dënimi që mbart Skënderbeu.

Në këto dy vite, skuadra ka pësuar ndryshime rrënjësore dhe me një kthim koke mbrapa, do të shohim se nga ekipi që fitoi titullin kampion, nga formacioni titullar nuk ka mbetur asnjë në skuadrën e tanishme të Bledi Shkëmbit. Ndërsa nga lojtarët e stolit, është Florian Përgjoni, ai i cili mban “flamurin lart”. Mbrojtësi luajti 23 ndeshje atë sezon me Orges Shehin, kryesisht si zëvendësues dhe është i vetmi lojtar i mbetur aktualisht.

KAPITULLI I RI Tani që flasim, Tirana ka hapur një kapitull të ri, ku pas largimit të më shumë se 10 lojtarëve, ka formuar një skuadër me një fytyrë komplet tjetër. Ajo që bie në sy është fakti se shumica prej tyre nuk e njohin Superioren dhe luajtën për herë të parë ditën e hënë. Stafi teknik është po ashtu i ri dhe në syrin e tyre, kjo Tiranë ka “ngjitur”. Nisur nga performanca në Laç, edhe pse fusha nga reshjet e shiut i ngjante një pishine, ekipi u pa kompakt dhe në çdo sekondë luftonte për topin, duke treguar karakter dhe forcë. Diçka tjetër që bëri përshtypje ishte lidhja dhe mbështetja e njëritjetrit, ku në asnjë moment nuk u pa asnjë shenjë indiferentizmi dhe egoizmi nga asnjë futbollist.

“Për çdo top”, kjo është edhe thënia e ditës në profilin zyrtar të klubit, e postuar mbi një foto teksa shihet spanjolli Soler në një dyluftim. Nëse para dy sezonesh shihnim spektakël nga XhixhaSeferi-Totre apo Limaj, tashmë duhet të mësohemi me një Tiranë kompakte që mbron e gjitha dhe sulmon e gjitha dhe me këtë kompaktësi do të kërkojë të mbyllë sezonin brenda “Final 4” dhe nga aty do të tentojë titullin kampion. Një gjë është e ditur për këtë sezon, te Tirana janë të bindur se këta lojtarë japin garanci për një kampionat të suksesshëm. Mbetet për tu parë!gKRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"