Tirana falet para derbit, kundër Partizanit do të luhet me tifozë. Si Apeli zhvlerësoi vendimin e Disiplinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2024 | 8:13

Tirana falet para derbit, kundër Partizanit do të luhet me tifozë. Si Apeli zhvlerësoi vendimin e Disiplinës

Derbi Tirana-Partizani do të luhet me tifozë. Komisioni Apelit, pas një mbledhje që nisi dje në orën 14:00, korrigjoi gafën e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, që e dënoi Tiranën deri në fund të sezonit që të mos kishte tifozë në asnjë ndeshje. Ndryshimi i vendimit erdhi pas 24 ditësh prej vendimit të parë dhe që konsiderohej një gafë juridike.tirana-partizaniVENDIMMARRJA

Komisioni i Apelit në FSHF ka hedhur poshtë Komisionin e Disiplinës dhe Etikës për dënimin e Tiranës. Kujtojmë se kryeqytetasit u dënuan pas ngjarjeve me Vllazninë, që të luajnë pa tifozë pjesën e mbetur të sezonit. Apeli ka vendosur konkretisht që të dënohet me tetë ndeshje pa spektatorë.

Ndërkohë që tre janë kryer tashmë dhe pjesa e mbetur është pezulluar me kusht. Në fuqi nga Disiplina mbetet vetëm gjoba e 300 mijë lekëve të reja. Ishte data 30 tetor, kur u luajt takimi me Vllazninë në Lushnjë, që përfundoi 3-4 për shkodranët.

Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes që u shkaktua nga tifozët e Tiranës, Disiplina i dënoi bardheblutë për të luajtur gjithë pjesën e mbetur të sezonit pa mbështetësit e saj. Ndërkohë që pa tifozë qëndruan ndaj Egnatias, Bylisit dhe Elbasanit. Tashmë në derbin me Partizanin, më 1 dhjetor ora 19:00 do të kenë mundësinë e tifozëve në stadium.

 

SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TA GAZETËS PANORAMA SPORT

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"