Tirana firmos me sulmuesin nga Liberia, 23-vjeçari nis stërvitjen në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2024 | 9:13

Tirana firmos me sulmuesin nga Liberia, 23-vjeçari nis stërvitjen në janar

Sulmuesi Emanuel Ernest është firma e parë e Tiranës në këtë merkato dimri. Futbollisti e ka mbyllur marrëveshjen me Tiranën ka firmosur dhe zyrtarisht është lojtari i bardhebluve.emmanuel-ernest-training-1140

Liberiani pritet të dalë në 2 janar në stërvitjen e Tiranës. Ernest është goditja e parë e bardhebluve, ndërsa prej javësh, drejtuesit e skuadrës janë duke ndjekur lojtarin dhe futbollisti u ka mbushur mendjen që ai do të jetë sulmuesi i ri qendror. Ernest është nga Liberia dhe ka gjithashtu edhe pasaportën nigeriane. Luan në qendër të sulmit dhe në 15 ndeshje ku është aktivizuar me Araun ka shënuar katër gola. Nga ana tjetër lojtari vjen si një përforcim për sulmin. Ernest ka luajtur edhe pesë takime me kombëtaren liberiane. Pas largimit, të Isuf, Ernest është afrimi i parë i bardhebluve që duhet të bëjnë skuadrën nga e para.

KARRIERA – Lojtari i ri vjen nga kampionati zviceran ku ka luajtur me Araun në ligën e dytë. Ernesti i është bashkuar ekipit të Challenge League nga klubi qipriot verior Cetinkaya TSK. 23-vjeçari e filloi karrierën e tij në Nigeri me Christ Ambassador Sporting Academy, nga ku u transferua në klubin rumun CS Sporting Rosiori në vitin 2020. Ai ka përmendur legjendën e Mançester United dhe Real Madridit, Kristiano Ronaldo, lojtarët e Çelsit të kaluarën dhe të tashmen, Didier Drogba dhe Romelu Lukaku dhe ish-lojtarin brazilian Givanildo Vieira de Sousa (Hulk) si modelet e tij, sipas “Score Nigeria”. Pas largimit nga CS Sporting Rosiori, Ernest pati një aventurë me FC Rapid Bukuresht, FC Ripensia Timishoara, FC Arges Pitesti II (të gjitha klubet rumune), Hamitkoy SHSK (Qiproja e Veriut) dhe AlOrooba (Emiratet e Bashkuara Arabe). Në Qipro ka shënuar 29 gola dhe shtatë asiste, ndërsa me Araun, në 15 takime ka shënuar 4 gola.

 

vgfdgh

SULMI – Tirana ka pasur problem në repartin e avancuar. Në 19 javë kampionat, bardheblutë kanë shënuar 20 gola, dhjetë prej të cilëve nga dyshja Zharmuni-Ndreca. Pjesa tjetër mban firmat e Ismajlit(3), Bajroviç e Prengaj (2) dhe nga një gol kanë Kola e Dembele. Po kështu, bardheblutë kanë 22 gola të pësuar në 19 javë kampionat. Tirana është e teta me 18 pikë dhe në 17 javët e mbetura duhet të ndryshojë për t’iu larguar fundit të renditjes.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"