Tirana kërkon fitoren e parë këtë sezon, ja si pritet të rreshtohet kundër Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 13:45

Tirana kërkon fitoren e parë këtë sezon, ja si pritet të rreshtohet kundër Elbasanit

Bledi Shkëmbi duket se e ka vendosur edhe pse dje bëri prova tëshumta në fushë. Do të luajë me një 3-5-2.

tirana

Nga minuta e parë me shumë mundësi do të jenë Meta, Ndreca dhe Haxhiu. Paraqitja e fundit në Ballsh dhe golat e shënuar kanë ndryshuar situatën. Ekipi që do të luajë me Elbasanin është Selmani në portë. Mbrojtja me tre, Dembele, Kola dhe Mici.

Nga e djathta e mesfushës, Haxhiu, në qendër Meta, Jonuzi dhe Soler, ndërsa majtasIsmaili. Në sulm dyshja Zharmuni dhe Ndreca. Shkëmbi para stërvitjes zhvilloi një analizë të vogël me skuadrën.

Po kështu u patë qëndronte kokë më kokë me Ndrecën dhe Metën, me të cilëtfoli për disa minuta. Gjatë stërvitjes, u provuan shumë modeleloje në varësi të rezultatit ndeshjes. I dëmtuari i vetëm është Përgjoni që do një muaj të kthehet në fushën e lojës.ryyPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"