Tirana kërkon përmbysjen në Kupë, ja formacioni me të cilin pritet të luajnë bardheblutë
Tirana vjen e plotë në sfidën e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit. Bardheblutë në këtë moment që flasim janë në formën e tyre më të mirë. Skuadra nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar. Tri ndeshje rresht ka Tirana që nuk pëson gol në kampionat. Një shenjë e mirë, duke pasur parasysh që bardheblutë kanë pësuar deri tani 46 gola.
Erbim Fagu pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë, Kozin, Haxhiun, Lulajn, Hoxhallarin, Përgjonin, Deliun, Jakun, Jonuzin, Latifin, Abazajn dhe Patrikun. Me shumë mundësi jashtë janë Najdovski dhe Lushkja. Tirana luan gjithë sezonin në dy ndeshjet e radhës. Mesjava rezervon përballjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë.
Të mërkurën, Tirana do të presë Kukësin, në një ndeshje ku bardheblutë duhet patjetër të fitojnë minimalisht me një diferencë me dy gola. Tirana do tentojë që të zhvlerësojë humbjen 2-0 të pësuar në “Kukës Arena” dy javë më parë. Ndonëse nuk do të jetë një mision i lehtë, duke parë që verilindorët nën drejtimin e Bledar Devollit kanë një tjetër fytyrë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"