Tirana kërkon vetëm fitoren në derbi, Bledi Shkëmbi përballet me të shkuarën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 12:08

Tirana kërkon vetëm fitoren në derbi, Bledi Shkëmbi përballet me të shkuarën…

Vetëm nëntë pikë numëron Tirana pas tetë javësh të luajtura në Superiore. Për këtë arsye në derbin kundër Dinamos, që luhet nesër, drejtuesit “bardheblu” kërkojnë vetëm fitore.

Bledi Shkëmbi ndërsa ishte trajner i Dinamos.

Bledi Shkëmbi ndërsa ishte trajner i Dinamos.

Kjo do ishte mënyra më e mirë për të mbyllur fazën e parë, të paktën në situatën aktuale. Trajneri Bledi Shkëmbi mund të thuhet se e njeh ambientin e Dinamos.

Ishte ai që mori drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2021. Bashkëpunimi u ndërpre në shkurtin e vitit të ardhshëm, për shkak të rezultateve. Kujtojmë se “blutë” ranë nga kategoria atë sezon.

Në 24 ndeshje të kampionatit dhe kupës, Shkëmbi ia doli të triumfojë gjashtë herë. Tetë takime të tjera përfunduan barazim, ndërsa dhjetë u humbën.

Tashmë Shkëmbi do të përballet me të shkuarën. Pozita e tij bën që presioni të ekzistojë, pasi 5 pikë më shumë numëron Dinamo se Tirana.

Kujtojmë se takimi merr jetë në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Një ndeshje që nis në orën 14:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"