Tirana me 2 mungesa të sigurta, ja si pritet të rreshtohen bardheblutë ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2024 | 21:02

Tirana me 2 mungesa të sigurta, ja si pritet të rreshtohen bardheblutë ndaj Vllaznisë

Veç Florjan Përgjonit të dëmtuar dhe Ermal Metës në dyshim, Qëndrim Ismajli nuk do të jetë i gatshëm për Bledi Shkëmbin në ndeshjen kundër Vllaznisë. Tirana pret kuqeblutë më 30 tetor dhe Ismajli shihet si mungesë që peshon, pasi ka luajtur çdo ndeshje si titullar.

tirana

Sfida vlen për javën e 11-të të Superiores. Ismajli do të mungojë ndërkohë, sepse ka plotësuar numrin e kartonëve. Mbrojtësi i Tiranës u ndëshkua në sfidën kundër Laçit. Ismajli mori karton të verdhë në minutën e 31-të dhe plotësoi numrin  për një ndeshje pezullim.

TIRANAA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"