Tirana, me katër mungesa të sigurta në Ballsh. Ja formacioni i mundshëm i bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2025 | 8:52

Tirana, me katër mungesa të sigurta në Ballsh. Ja formacioni i mundshëm i bardhebluve

Transferta e Ballshit është e vështirë për shkak të pozicionit në renditje, krizës së rezultateve, ndryshimit të trajnerit dhe faktit që Tirana nuk fiton në transfertë prej tetë muajsh.

TIRANA

Gjithsesi, skuadra veç halleve të zakonshme do të ketë problem edhe mungesat për dëmtime dhe pezullime. Tashmë Gjumsi do të jetë pushim për shkak të katër kartonëve të verdhë. Jashtë do të jenë edhe Haxhiu, Abah, të cilët janë të dëmtuar.

Në fund dje i është shtuar edhe kosovari Ismajli, i cili ka një tërheqje dhe do të mungojë rreth një muaj. Formacioni pak a shumë do të jetë me Selmanin në portë, mbrojtja do të përbëhet nga Kola, Dembele, Mici dhe Përgjoni. Në mesfushë, Rafael, Soler. Nga krahët, Prengaj, Ndreca. Në sulm, do ta nisë Ernest dhe Zharmuni. Meta dhe Marku mund të jetë lëvizje në momentin e fundit për të ekuilibruar formacionin anti-Bylisi.FGDPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"