Tirana pa stadium dhe “shtegtare” nga Vlora në Korçë, reagojnë “Fanatics”-at: Durimi ka një kufi, kjo gjendje turpi nuk mund të…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 22:25

Tirana pa stadium dhe “shtegtare” nga Vlora në Korçë, reagojnë “Fanatics”-at: Durimi ka një kufi, kjo gjendje turpi nuk mund të…  

 Si të mos mjaftonte momenti jo fortë pozitiv i rezultateve, Tirana është e detyruar të shtegëtojë sa në një cep në tjetrin, për t’i luajtur ndeshjet si skuadër pritëse, pasi momentalisht nuk ka një shtëpi funksionale për të luajtur.  

TIRONA FANATICS

Duelin ndaj Dinamos, bardheblutë e luajtën në Vlorë, ndërkohë që Laçin do ta presin në Korçë. Në lodhje me këtë situatë ka reaguar edhe tifogrupi “Tirona Fanatics”, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare shkruajnë:  

 

Turpi i rradhes vazhdon! 

Degdisja e nje klubi tashme prej vitesh pa president nga nje cep ne cepin tjeter nuk eshte asnje gje tjeter pervecse treguesi i sakte qe edhe data e skadences per kete “presidenc” ka skaduar me kohe! 

Nuk mundet klubi me i titulluar ne Shqiperi edhe identiteti i Kryeqytetit te luaje sa nga nje cep ne cepin tjeter vetem se F$HF ruan me idiotizem “barin” e stadiumit kur behet fjale per futboll e per tallavat e koncertet e turpit nuk ka kurre kufizim a thua se kemi te bejme me nje salle eventesh qe merret me qera e jo me nje stadium futbolli te ngritur per futbollin! 

Gjendja me stadiumin “Selman Stermasi” eshte akoma me e turpshme ku ambienti eshte kthyer teresisht ne nje salle dasmash e ku ping-pongu i pergjegjesise qe luhet midis pergjegjesve tregon dhe njehere amatorizmin e thelle ku eshte zhytur klubi jone tashme prej vitesh e urrejtjen e F$HF qe luan pjesen e vet te pafytyresise kudo ku ka mundesi! 

Durimi ka nje kufi e kjo gjendje turpi NUK mund te vazhdoje pergjithmone! 

Ne do te jemi aty, kudo per Tironen, si kur luajme ne Kryeqytet ashtu dhe kur luajme ne Gjeorgjin e larget, me shume se per te pare estraden tuaj amatore e te shitur per t’ju treguar si gjithmone se kurre nuk mund te luani me te! 

Vetem per emrin e modh te TIRONES! 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"