Tirana si “tenxhere me presion”, Shkëmbi: Nuk marr vesh nga gatimet, ndaj Vllaznisë ishte fat i keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 23:29

Tirana si “tenxhere me presion”, Shkëmbi: Nuk marr vesh nga gatimet, ndaj Vllaznisë ishte fat i keq

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, foli pas barazimit 2-2 që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për emisionin “Rubrika Sportive”, korçari u shpreh:  

shkembi

“Mendoj se ishim disi të pafat në momentet kur u ndëshkuam. Kishim lojën në kontroll, mund t’i evitonim ato episode. Nuk kam ndjerë presion. E rëndësishme është që skuadra të bëjë atë që bëri. Mund të administronim më mirë. Më shumë ishte fat i keq, më shumë te penalltia. Gjëra që ndodhin në futboll. Në ndeshjet e ardhshme, shpresoj të jemi më të kujdesshëm dhe të kemi më shumë fat.  

Nuk marr vesh nga gatimet, “tenxhere me presion”. Nuk ndjej asnjë presion deri në këto momente. Të gjithë jemi bashkë, skuadra përgjigjet, vrapon, lufton. Sot ka shënuar, kjo është më e rëndësishme. Se çfarë do të ndodhë në futboll, këtë nuk e gjejmë dot.  

Ne po mundohemi të bëjmë edhe ndonjë afrim, nuk po gjejmë të duhurin, në qoftë se do t’ia arrijmë do të ishte i mirëseardhur. Ky lojtarë duhet të bëjë diferencën nga këta që kemi”, u shpreh Shkëmbi.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"