“Tiranën e shohin si ekip lagje, stadiumin ia kthyen në cirk”, Lorenc Jemini: Halili nuk foli kur ia hoqën titullin ashiqare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2024 | 23:52

“Tiranën e shohin si ekip lagje, stadiumin ia kthyen në cirk”, Lorenc Jemini: Halili nuk foli kur ia hoqën titullin ashiqare

Ish-gjyqtari me stemën e FIFA-s, Lorenc Jemini, ka komentuar shpërthimin e presidentit të Tiranës, Refik Halili, pas derbit ndaj Partizanit, ku akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë gjyqtarët, se me dashje po dëmtojnë klubin bardheblu.  

jemini

Në prononcimin e tij për “Procesin Sportiv”, Jemini, ndër të tjera tha se Tiranën po e trajtojnë si ekip lagje. Ai gjithashtu theksoi faktin se presidenti Halili heshti dy vite më parë kur bardhebluve i hoqën titullin ashiqare në Ballsh.  

“Refik Halili nuk foli kur i hoqën titullin me Ballshin dy vite më parë, ashiqare fare. Nuk flisnin asnjë nga klubi, lojtarët e as trajneri. Tiranën jashtë fushe po e trajtojnë si një ekip lagje. Një herë e lëvizin në Korçë, herë në Lushnjë e Laç. I kanë marrë stadiumin, e morën “Selman Stërmasin”, e kthyen në cirk dhe për koncerte. Refik Halili nuk ka faj, ai shpërtheu”, është shprehur Lorenc Jemini. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"