Tituj dhe Kupa, ja cilët futbollistë të Kombëtares fituan trofe gjatë vitit 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2024 | 22:38

Tituj dhe Kupa, ja cilët futbollistë të Kombëtares fituan trofe gjatë vitit 2024

Nëse vite më parë të gjithë në Shqipëri do të gëzoheshin kur një lojtar shqiptar shënonte gol kundër ndonjë skuadre të madhe në kampionatet e huaja, në ditët e sotme shumë futbollistë të këtij kombi po arrijnë të fitojnë trofe me klubet e tyre, duke e rritur nivelin e skuadrës kombëtare, por gjithashtu diçka e tillë iu vlen edhe për karrierën e tyre.

gjimshitii

Nëse do të marrim të gjitha arritjet e këtij viti që po lemë pas, janë 7 futbollistë të Kombëtares shqiptare të cilët kanë ngritur lart të paktën një trofe. Normalisht ka edhe nga ata të cilët kanë bërë dopietë, duke fituar edhe kampionatin po ashtu edhe Kupën.

GJIMSHITI- Normalisht për nga rëndësia dhe kontributi që ka dhënë në fushë, Berat Gjimshiti ishte një mur në fortesën e Atalantës gjatë këtij viti. Përpos numrit të lartë të paraqitjeve dhe performancës së mirë, puna e mbrojtësit u shpërblye kur ai ngriti lart trofeun e Ligës së Europës si kapiten i bergamaskëve. Ky ishte trofeu i parë europian për Gjimshitin që më herët ka fituar edhe dy Kupa në Zvicër kur ishte pjesë e Zyrihut përpara se të niste karrierën në Itali disa vite më përpara.

ASLLANI- Kur thirret në detyrë, Asllani është gjithmonë i gatshëm edhe pse herë pas here kritikohet për lojën e tij, duke e ditur që pritshmëritë në Milano janë shumë të larta. Megjithatë, mesfushori ka treguar që po rritet dhe ka dhënë një ndihmë të vogël në fitimin e dy trofeve në vitin 2024: titullin kampion në Serinë A dhe Superkupën e Italisë.

sdffdssfdfdsfdssdfsfdfds

TUCI DHE LAÇI- Të dy pjesë e Spartës së Pragës, në muajin maj u kurorëzuan me titullin kampion në kampionatin çek. Për mesfushorin Qazim Laçi ishte titulli i dytë i fituar sepse ai ishte edhe vjet pjesë e skuadrës, ndërsa sulmuesi Indrit Tuci mbërriti janarin e 2024, megjithatë fitoi një trofe të rëndësishëm në karrierën e tij. Për të mos harruar, të dy lojtarët ngritën lart edhe Kupën e Çekisë.

HOXHA- Arbër Hoxha ka qenë në hije në fillimin e këtij sezoni, por në gjysmën e dytë të kampionatit të kaluar, në periudhën janar-maj 2024, anësori ishte një armë e fortë e Dinamo Zagrebit. Me klubin kroat ai fitoi titullin kampion dhe Kupën.

MUÇI- Ndoshta në janar mund ta shohim në një skuadër tjetër, por Ernest Muçi koleksionoi një tjetër trofe në karrierë pas atyre me Legian e Varshavës. Një Kupë në Turqi shtohet në të.

SHERRI- Portieri tashmë luan në Serinë A me Egnatian, por pak muaj më parë, ishte fitues i titullit kampion në Shqipëri me skuadrën e Egnatias, madje me një pritje vendimtare në ndeshjen finale kundër Partizanit.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"