Titullarët e Partizanit për derbin, Mehmeti dhe tre të tjerë në dyshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 11:26

Titullarët e Partizanit për derbin, Mehmeti dhe tre të tjerë në dyshim

Pasditen e djeshme Partizani ka mbyllur përgatitjet për betejën e sotme kundër Dinamos. Të kuqtë kanë zhvilluar prej dhjetë ditësh përgatitje intensive, me trajnerin Veselinoviç, i cili ka pasur mundësi të njihet më mirë me skuadrën.

veselinovic

DYSHIMET – Pavarësisht kësaj, në ekipin e kuq gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë, pasi gazeta mëson se Adnard Mehmeti gjatë këtyre ditëve të fundit ka vuajtur një shqetësim muskulor dhe nuk është stërvitur normalisht me ekipin. Mesfushori mbetet në dyshim, por nisur nga mungesat e alternativave, mund të sakrifikojë për të zbritur nga minuta e parë.

Fakti është se mesfushori nga Vushtrria nuk është në parametra maksimale. Dyshime ka edhe për Zekën, Hadrojn dhe Ismailin, të cilët vetëm dje janë kthyer në stërvitje dhe mbetet për tu parë nëse do të jenë gati. Sakaq, Taipi, Zguro dhe Mintongo janë gati dhe mund të jenë opsione për të nisur nga minuta e parë.

asdsdsadasdsad

FORMACIONI – Rreshtimi që Veselinoviç do të hedhë në fushë sonte është një ekuacion i vërtetë, pasi plot katër lojtarë titullarë absolut janë në dyshim për të startuar. Për Mehmetin do të pritet deri në fund, ndërsa Zeka dhe Hadroj me shumë mundësi do të duhet të thithin shpejt aspektin taktik për të zbritur menjëherë në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"