Titullari i Bajernit e ka ndarë mendjen, kërkon vetëm… Realin
Alfonso Dejvis u diskutua gjatë në merkaton e verës si opsion për t’u larguar nga “Allianz Arena”, edhe pse nuk e pohoi kurrë me gojën e tij në media. Agjenti i mbrojtësit kanadez ndezi shpesh “xixat” e lëvizjes së mundshme drejt Realit, por që si përfundim 22-vjeçari mbeti pjesë e Bajernit.
Megjithatë, kjo “bashkëjetesë” mund të shkojë drejt ndarjes verën e ardhshme. Konkretisht “Bild” raporton se “raketa” kanadeze nuk e ka në plan të vijojë te kampionët e Gjermanisë pas sezonit aktual dhe preferenca e mbrojtësit të majtë ka vetëm një emër, Real Madrid.
Edhe “galaktikët” e kanë në listën e dëshirave Alfonson, çka do të thotë se lojtari dhe madrilenët po operojnë në kahe të njëjta, e mund t’u bashkohet duke nisur nga vera e 2024-ës. Kontrata me Bajernin skadon në 2025 dhe vlera sipas “transfermarkt” përkon me kuotën e 70 mln eurove.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"