Tjetër fitore bindëse në kampionat, Suhareka e Shpëtim Duros kryeson Superligën e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 20:35

Tjetër fitore bindëse në kampionat, Suhareka e Shpëtim Duros kryeson Superligën e Kosovës

Suhareka e Shpëtim Duros, vijon me rezultatet pozitive në elitën e futbollit kosovar, teksa ditën e sotme mposhti Feronikelin 74’ me rezultatin 2-0 në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë.  

 Suhareka-780x439

Dopieta e sulmuesit Mevlan Zeka, i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së trajnerit shqiptar. Golin e epërsisë Suhareka e gjeti në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Mevlan Zekës që realizoi nga penalltia për 1-0. 

Po i njëjti lojtar arriti që të shënojë edhe golin e dytë, të cilin e gjeti në pjesën e dytë në minutën e 56-të pas asistimit të Endrit Krasniqit 2-0. 

Falë këtij trifumi, ekipi i Duros, kryeson kampionatin me 13 pikë në 5 ndeshje të luajtura, teksa ndiqet nga Malisheva, Prishtina, Ballkani dhe Llapi me 10 pikë.  

SUPERLIGA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"