Tjetër paraqitje dinjitoze e Ismajlit, shikoni notën dhe statistikat e mbrojtësit shqiptar në triumfin ndaj Kaljarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 21:18

Tjetër paraqitje dinjitoze e Ismajlit, shikoni notën dhe statistikat e mbrojtësit shqiptar në triumfin ndaj Kaljarit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, regjistroi një tjetër paraqitje dinjitoze në duelin ndaj Kaljarit, ku skuadra e Empolit, triumfoi me rezultatin 0-2. 

ISMAJLI

27-vjeçari ishte një nga më të mirët në fushë, teksa u vlerësua me notën 7.6 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.  

Ismajli fitoi 14 duele, si dhe ndërpreu 2 aksione premtuesi. Gjithashtu mbrojtësi shqiptar spastroi 13 herë zonën dhe ndali 1 gjuajtje drejt portës.  

WhatsApp Image 2024-09-20 at 20.43.43

Ai është shndërruar në lider të vërtetë te skuadra e Empolit, që po kalon një moment mjaft të mirë në Serinë A.  

Skuadra e Ismajlit momentalisht mban vendin e tretë me 9 pikë në 5 javë, teksa nuk e ka provuar ende shijen e humbjes këtë sezon.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"