Tjetër shtyrje te Kastrioti, 1 gushti vendoset si starti për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2024 | 15:00

Tjetër shtyrje te Kastrioti, 1 gushti vendoset si starti për sezonin e ri

Kastrioti e shtyn sërish fillimin e punës për sezonin e ri. Pritet që 1 gushti të jetë dita kur krutanët do të nisin përgatitjet. Pas një pushimi disi të gjatë, kur u duk se çdo gjë do të ecte mbarë, ekipi nuk u grumbullua sipas parashikimeve më 25 korrik, sikurse edhe ishte njoftuar.

kastrioti stervitje

Arsyet nuk dihen, por ka zëra që thonë se largimi i shumë lojtarëve dhe mungesa e afrimeve të reja kanë shkaktuar këtë shtyrje. Dy lojtarë janë afruar te Kastrioti deri tani, portieri Bruno Puja dhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi. Pezull mbetet edhe çështja e trajnerit. Pak ditë më parë, drejtori sportiv Gazmend Vogli tha për “Panorama Sport” se caktimi i trajnerit do të bëhet i ditur brenda pak ditësh.

Deri tani nga klubi nuk ka asnjë sinjal për kreun e ri të pankinës. Kastrioti ndërkohë ka mësuar dhe kundërshtarin me të cilin do të përballet në javën e parë të kampionatit. Krutanët do të udhëtojnë drejt Pogradecit ku do të ndeshen me vendasit që këtë vit do të konkurrojnë në të Parën.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"