Tomori, i dorëzuar pas humbjes me Orikun. Rivaliteti me Luftëtarin shuhet shpejt te beratasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2024 | 17:44

Tomori, i dorëzuar pas humbjes me Orikun. Rivaliteti me Luftëtarin shuhet shpejt te beratasit

Me humbjen e pësuar në shtëpi përballë Orikut, që ishte e dyta radhazi në kampionat, në Berat janë jo vetëm të dëshpëruar, por edhe të dorëzuar për sa i përket rivalitetit me Luftëtarin për vendin e parë. Humbja “djeg” shumë edhe pse asnjë drejtues nuk flet për atë që ndodhi.

tomori oriku

Megjithatë, me përjashtim të opinionit futbolldashës që ndjek nga pranë të gjitha zhvillimet pranë skuadrës, nuk kanë nguruar që të vendosin gishtin mbi plagë, duke hedhur akuza që pas përfundimit të ndeshjes me Orikun. Skuadra ndihet e vetme dhe pa përkrahje nga drejtues të klubit dhe bashkisë, që nuk ishin prezent as në stadium, por edhe nga mos shoqërimi i skuadrës në transfertë. Sipas sportdashësve beratas, në një farë mënyre humbja ndaj Orikut ka qenë e paralajmëruar.

Pas humbjes së imponuar në Devoll ka pasur shumë konfuzion, që përjashton nga përgjegjësia futbollistët dhe stafin teknik. Pas disfatës me Orikun në shtëpi, sulmuesi Klejdon Arbëri për “Panorama Sport” u shpreh: “Krijuam raste pa fund për të shënuar, por herë portieri mik dhe herë nga mungesa e fatit, nuk kemi mundur dot të shënonim”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"