Tomori i mban shpresat te brezi i ri, Xheison Lajthia: Realizova një ëndërr, golin ia dedikoj prindërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2024 | 20:25

Tomori i mban shpresat te brezi i ri, Xheison Lajthia: Realizova një ëndërr, golin ia dedikoj prindërve

Në ndryshim nga të gjithë sezonet e shkuara, në këto dy dekadat e fundit, përbërja e skuadrës beratase, nuk ka qenë asnjëherë me një përfaqësim kaq të gjerë të futbollistëve të rinj.

xhejson lajthia

Afrimi i elementit të ri dhe me perspektivë vendas, ishte sa i detyruar, edhe guxim dhe mbështetje profesionale e teknikut Iken Droboniku, i cili afroi disa talente nga ekipet e zinxhirit, sikurse edhe sulmuesi 18-vjeçar Xheison Lajthia. Ky i fundit, në ndeshjen e tij të parë zyrtare në kampionat ka debutuar me gol.

Për “Panorama Sport”, sulmuesi ka shprehur emocionet e përjetuara së bashku me dedikimet. “Për mua ishte si një ëndërr e realizuar shumë bukur dhe u ndjeva i lumtur për golin tim të parë. Të them të drejtën, kam punuar shumë sapo jam bërë pjesë e ekipit parë. Për këtë falënderoj trajnerin Droboniku që më ka mbështetur dhe shokët e skuadrës. Golin ia dedikoj dy prindërve dhe gjyshërve që kujdesen shumë për mua”, përfundon i emocionuar Lajthia.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"